Sport

Super League kërcënon, gati për veprime ligjore kundër FIFA-s dhe UEFA-s

19 Prill 2021, 12:36 Nga DOSJA

ZVICER – Super League i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke kërkuar bashkëpunim, por gjithashtu duke zbuluar se ajo tashmë ka ndërmarrë veprime ligjore.

“Ne jemi të shqetësuar që FIFA dhe UEFA mund t’i përgjigjen kësaj letre-ftesë, duke u përpjekur të marrin masa ndëshkuese për të përjashtuar çdo klub, ose lojtar pjesëmarrës nga garat e tyre përkatëse, – thuhet në letër. – Shpresojmë që kjo të mos jetë përgjigjja e kësaj letre dhe pasi, ashtu si ne, organizatat do të njohin përfitimet e menjëhershme të garave të vendosur nga Super Leagua.”

“Ne po kërkojmë bashkëpunim dhe mbështetje se si të sjellim konkurrencën në ekosistemin e futbollit dhe ne punojmë për ta arritur këtë”,- nënvizon letra e Super League. “Deklarata zyrtare, megjithatë, na detyron të marrim masa për të mbrojtur veten nga një reagim i tillë i pafavorshëm, i cili jo vetëm që do të rrezikonte angazhimin e financimit të grantit, por, në mënyrë të konsiderueshme, do të ishte i paligjshëm,”- shpjegon letra e Super Leagues.

“Për këtë arsye, SLCo ka paraqitur një kërkesë para gjykatave kompetente, për të siguruar krijimin dhe funksionimin e vazhdueshëm të nismës sonë në përputhje me ligjet në fuqi.” Në letër, Super League shpjegon se ka marrë një angazhim të detyrueshëm nga një institucion financiar për të marrë fonde për garën dhe klubet e tij prej katër miliardë eurosh.

“Granti do të sigurojë stabilitet financiar të nevojshëm urgjentisht, jo vetëm për pjesëmarrësit për të filluar garën, por edhe për palët e interesuara të futbollit në përgjithësi, pasi veprimtaria jonë pritet të përmirësojë materialisht pagesat ekzistuese të solidaritetit dhe të sigurojë përfitime më të mëdha për familjen e futbollit, sesa ato në dispozicion në garat aktuale të klubeve pan-evropiane,”- mbyllet letra e Super League, drejtuar FIFA-s dhe UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fifa dhe uefa leter-ftese super league fifa dhe uefa leter-ftese super league

Sondazh

Poll