Sport

Me sendet personale duke u larguar, Jose Mourinho thyen heshtjen për shkarkimin nga Tottenham: Nuk ka nevojë për…

19 Prill 2021, 18:27 Nga DOSJA
Me sendet personale duke u larguar, Jose Mourinho thyen heshtjen për

ANGLI-Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho. Mediat e ndryshme britanike kishin hamendësuar prej kohësh një shkarkim të mundshëm të trajnerit të mirënjohur portugez në fund të sezonit, por Daniel Levy vendosi të mos presë deri në verë, duke shkëputur menjëherë lidhjet me 58-vjeçarin nga Setubali. Ndërkohë tekniku në mikrofonat e “Sky Sports” ka thyer heshtjen dhe është shprehur. “Nuk do të flas. Ju më njihni”, tha Mourinho.

Gazetarët e pyesin: “A do t’ju shohim përsëri së shpejti? Pak pushime për të karikuar bateritë?” Por Mourinho nuk stepej në përgjigjet e tij: “Nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë për pushime e për bateri.”I pyetur nëse do të rikthehet në futboll, 58-vejçari tha: “Unë jam gjithmonë te futbolli.”

Trajneri i famshëm luzitan premtoi trofe dhe për hir të së vërtetës “gjelat” do të luajnë finalen e Kupës së Ligës të dielën e ardhshme në Wembley, ndaj Manchester City-t.Si për ironi të fatit biznesmeni 59-vjeçar vendosi ta shkarkojë Mourinho-n vetëm gjashtë ditë përpara kësaj finaleje të madhe

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mourinho tottenham mourinho tottenham

Sondazh

Poll