Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton projektin e ri të Champions League

19 Prill 2021, 13:00 Nga DOSJA
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton projektin e ri të Champions League

ZVICER – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar të hënën, formulën e re të Champions League duke filluar nga 2024, një përgjigje ndaj dymbëdhjetë klubeve të mëdha europiane, që kanë njoftuar lindjen e një Super League të re.

Projekti parashikon, që pas ndeshjeve eliminatore, në fazën finale të grupeve të Champions League të marrin pjesë 36 skuadra, të ndara në katër grupe me nëntë pjesëmarrës, për të luajtur një lloj mini-kampionati, ku secila skuadër do të luajë 10 ndeshje, pa vajtje-ardhje.

Në fund të kësaj faze, tetë më të mirët do të kualifikohen drejtpërdrejt në raundin e dytë, ndërsa për tetë vendet e tjera në dispozicion, do të luhen në “play-off” me dy ndeshje midis skuadrave të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin. Nga raundi i dytë deri në vazhdim do të vazhdohet si deri tani, me raunde të eliminimit direkt, me vajtje-ardhje.

Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia do të kenë nga katër ekipe të kualifikuara automatikisht, ndëra Franca do të ketë tre vende të garantuara. Ekipi fitues i Champions League dhe ai i Europa League në sezonin e kaluar, do të kualifikohet automatikisht. Pritet njoftimi zyrtar për shtyp i UEFA-s për këtë projekt të ri.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 36 skuadra anglia champions league europa league gjermania dhe italia komiteti ekzekutiv i uefa-s ku secila skuadër do të luajë 10 ndeshje mini-kampionati pa vajtje-ardhje. spanja të ndara në katër grupe me nëntë pjesëmarrës 36 skuadra anglia champions league europa league gjermania dhe italia komiteti ekzekutiv i uefa-s ku secila skuadër do të luajë 10 ndeshje mini-kampionati pa vajtje-ardhje. spanja të ndara në katër grupe me nëntë pjesëmarrës

Sondazh

Poll