Politike

Basha: Secilit do t’i dyfishohen të ardhurat për 7-9 vite!

19 Prill 2021, 21:50 Nga DOSJA
Basha: Secilit do t’i dyfishohen të ardhurat për 7-9 vite!

TIRANË- Duke përmendur detaje nga programi ekonomik i PD-së nëse vijnë në pushtet, kryedemokrati Lulzim Basha tha për emisionin “Të Paekspozuaerit” në MCN TV se me uljen e taksave dhe tarifave, për qytetarët dhe bizneset, do arrihet dyfishimi i të ardhurave për 7-9 vite.

“Problemi kryesor që u rëndon shqiptarëve është se kanë këtë kryeministër dhe këtë qeveri që shpërdoron paratë e shqiptarëve dhe mendon vetëm për veten e saj. Taksa e sheshtë është një koncept ekonomik i provuar tashmë.

Ajo do të ulë evazionin, do të rrisë të ardhurat në buxhet dhe do të lejojë hapjen e vendeve të reja të punës. Me ritmet e rritjes ekonomike që ne garantojmë, objektivi i dyfishimit të të ardhurave për frymë realizohet për një periudhë 7-9 vite”, tha Basha.

MARRË NGA TPZ.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll