Aktualitet

Për një vend parkimi! Si nisi sherri mes Okshtunit dhe të rrezikshmit Jonuzi në Kavajë që degradoi në plagosje, sekretari

19 Prill 2021, 23:24 Nga DOSJA
Për një vend parkimi! Si nisi sherri mes Okshtunit dhe të

KAVAJË- Sherri mes zëdhënësit të Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni dhe 3 personave të tjera ka nisur për një vend parkimi. Mësohet se Okshtunit i është kërkuar të largojë makinën e parkuar para zyrave të PD-së nga një punonjës policie, i cili ishte së bashku me autorin e plagosjes Ndriçim Jonuzin (Tahiri). Pas refuzimit nga ana e Okshtunit sherri ka agravuar në përdorimin e armën së zjarrit nga ana e Jonuzit, i cili ka qëlluar në këmbë zëdhënësin e PD-së.

Në këtë ngjarje së bashku më Ndriçim Jonuzin ishin edhe personat Markel Shtylla, Dorian Troplini, të cilët sipas Grida Dumës, janë aktivistë të Partisë Socialiste. Ndërkohë që Ndriçim Jonuzi, është një person i njohur për organet e drejtësisë. Ai më parë ka qënë në kërkim nga Interpol Roma për vrasje të ndodhur në vitin 2007. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe vuajti dënimin për vrasje.

Pas ngjarjes, të shumta kanë qënë reagimet, duke filluar nga Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka shkuar në Kavajë për të vizituar të plagosurin. Nga Kavaja, Basha e quajti këtë sulm si një atentat ndaj demokracisë, ku dhe tha se autori i kësaj vepre është Edi Rama.

Pas Bashës në vendngjarje ka shkuar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama dhe e ka quajtur atë anti-shqiptar. Meta bëri i bëri thirrje Ramës që të hiqte dorë nga manovra të tilla dhe të linte shqiptarët të votojnë të lirë. As reagimi i Kryeministrit Rama nuk ka vonuar për ngjarjen, ku ka thënë se politizimi i saj është më keq se vetë ngjarja. Rama i ka bërë sërish ftesë Bashës që të bashkohet me të, ndërkohë që për Metës i ka kërkuar që të ndalë fushatën e tij të tensionimit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni dorian troplini edi rama grida duma ilir meta lulzim basha markel shtylla ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni dorian troplini edi rama grida duma ilir meta lulzim basha markel shtylla ndriçim jonuzi plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...