Aktualitet

E rëndë në Berat! PD-ja bllokon furgonin me mallra: Po përdoren për vota. Bashkia: Janë mbledhur gjatë pandemisë për fa

19 Prill 2021, 21:41 Nga DOSJA
E rëndë në Berat! PD-ja bllokon furgonin me mallra: Po

BERAT– Anëtarë të Partisë Demokratike bashkë me Tomor Alizotin kanë ndaluar dhe bllokuar mbrëmjen e sotme një furgon me mallra e ndihma ushqimore. Përmes një videoje në profilin e tij në Facebook, ishte Alizoti ai që denoncoi bllokimin e furgonit që i përkishte bashkisë së Beratit dhe akuzoi drejtpërdrejt qeverinë se ato mallra po përdoreshin për blerjen e votave në Berat.

Akuzat u hodhën poshtë nga Bashkia e Beratit, e cila në një reagim zyrtar, tha se ato mallra ishin grumbulluar për familjet e prekura nga pandemia. Sipas Bashkisë, mbrëmjen e sotme është bërë vetëm transferimi i mallrave në magazinat e Drejtorisë Arsimore, duke mohuar akuzat për përdorimin e produkteve për blerje votash.

Pavarësisht akuzave dhe reagimeve, furgoni me ndihma është dërguar në prokurori si provë materiale dhe hetimet kanë nisur. Në dy reagime të njëpasnjëshme, Presidenti Ilir Meta ka dënuar mbledhjen e këtyre mallrave teksa kërkon edhe nisjen e hetimeve nga Pokuroria e Posaçme për krim zgjedhor.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia berat furgoni me mallra ne berat ilir meta tomor alizoti bashkia berat furgoni me mallra ne berat ilir meta tomor alizoti

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...