Aktualitet

Të birit i bënë atentat në zyrë! Babai i Bledar Okshtunit: U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin, djali ka lindur demokrat

19 Prill 2021, 20:02 Nga DOSJA
Të birit i bënë atentat në zyrë! Babai i Bledar

KAVAJË– Babai i Bledar Okshtunit, të riut që u plagosr pasditen e sotme në zyrat e Pattisë Demokratike në Kavajë, ka treguar se si u njohën me lajmin. Në një prononcim për mediat, Okshtuni tha se të gjithë si familje janë traumatizuar, pasi ata nuk kanë konflikte me askënd. 

Babai i Bledar Okshtunit tha se i biri ka lindur demokrat dhe se ata do të vijojnë të mbështesin Partinë Demokratike, pavarësisht sulmeve.

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Jam demokrat që prej fillimit edhe djali ka lindur demokrat. Jemi të angazhuar si fis pranë PD-së. Unë mësova se ngjarja ka ndodhur brenda në shtabin elektoral, ku ne qëndrojmë për çdo ditë. Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës dhe nuk tërhiqemi para asnjë presioni. Djali është mirë, ka vetëm një plumb në këmbë. Ne si familje do vazhdojmë të jemi me PD. S’dua të komentoj në lidhje me agresorët, por ne nuk kemi konflikte personale me askënd. Nuk dimë se ça ka ndodhur mirë,”- tha ai. 

LAJM KRYESOR: Tronditet fushata në Kavajë! I dënuari për vrasje plagos me armë zjarri sekretarin në zyrat e PD-së. Duma: Ishte me Kreun e Policisë, janë pjesë e PS-së. Mbërrin Basha në vendngjarje. Meta: Do vij urgjent

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll