Aktualitet

Xhaxha i Rudolf Nikollit dhe e shoqja u kërkojnë falje të plagosurve: Është bullizuar se ishte katolik, i ati i ka rrit me

19 Prill 2021, 22:11 Nga DOSJA
Xhaxha i Rudolf Nikollit dhe e shoqja u kërkojnë falje të

TIRANË– Xhaxhai i Rudolf Nikollit, autorit të plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme ka thënë së nipi i tij mund të jetë bullizuar nga persona të tjerë. Në një prononcim për Report TV, ai tha se ndoshta Rudolf Nikolli është bullizuar për shkak se ishte katolik si familje dhe vetëm ai ishte kthyer në musliman.

“I ka rrit me dinjitet, me kulturë, në shkollë është munduar t’i çojë me varfëri, por nuk ka mësuar as me vjedh, as me sha, krejt opinoni i Klosit, ne jemi katolik nga Mirdita, por jemi rrit mes myslimane dhe katolike, depresioni atë e ka lënë. Ka kaluar edhe COVID-in. I ra COVID-i, ka marrë ilaçet, ka pasur problemet e veta dhe nuk i ka marrë ilaçet. E mora vesh nga TV, nuk e gëzojmë djersën e huaj, pale si i ka rënë depresioni, ndoshta e kanë bullizuar të rinjtë, i kanë thënë “je katolik” dhe e kanë bërë për vetëmbrojtje. Ne u kërkojmë falje familjes. Jemi katër vëllezër dhe në rregull jemi. Djalit desh i ka rënë të fikët kur ka marr vesh lajmin, se nuk e ka besuar. E ka bërë nga depresioni i lartë”, tha xhaxhai.

Edhe nusja e xhaxhai thotë se ata janë rritur në një familje të mirë dhe se u kërkon falje familjarëve të të plagosurve.

“I ka rritur me halle, nuk janë ngatërruar me asnjë njeri, i ka rritur me hale, kunati im ka ikur në Greqi për t’i rritur me halle, vajzat i ka pasur më shkollë, e ka në Angli, nuk janë fëmijë problematik. E morëm vesh në TV lajmin. Ne u kërkojmë falje familjes se janë dhe me agjërim, nuk janë fëmijë problematikë,”- tha nusja e xhaxhait.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...