Aktualitet

Mbërrijnë mbi 8 mijë doza të vaksinave Pfizer në Rinas, Manastirliu: Do të vijojmë misionin tonë pa u ndalur

19 Prill 2021, 20:10 Nga DOSJA
Mbërrijnë mbi 8 mijë doza të vaksinave Pfizer në Rinas,

TIRANË- 8,190 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook, ka shkruar se gjithësej në vend janë 703,550 doza vaksinash. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se deri tani në vend janë kryer 345,934 vaksinime.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona mjekësore në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Paraditën e sotme në Shqipëri kanë mbërritur 208 mijë doza vaksinash Sinovac. Ndërkohë që një natë më parë kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, si donacion nga India.

Ndërsa dy netë më parë erdhën 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguara nëpërmjet instrumentit Covax. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Deri në fund të muajit maj, qeveria ka deklaruar se do të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë. Ndërsa bilanci i të infektuarve sa vjen e ulet. Në 24 orët e fundit u shënuan pesë viktima dhe 100 raste të reja me Covid-19.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manasitrliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll