Politike

Skandali me ndihmat në Berat! Meta kërkon hetim nga SPAK: Turo, krim zgjedhor. Bjeruni dhe shtypini fuksat. Izolojini

19 Prill 2021, 20:46 Nga DOSJA
Skandali me ndihmat në Berat! Meta kërkon hetim nga SPAK: Turo, krim

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nxitur anëtarët e Partisë Demokratike që të izolojnë e të shtypin çdo fuks e patrinazhist që gjejnë. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan krah fotos ku shihen anëtarët e Partisë Demokratike me në krye Tomor Alizotin që sot bllokuan një furgon me mallra, që ata s’duhet të tolerojnë asnjë shkelje.

“Bravo qytetarëve të Beratit!  Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!  Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!  “…Ngrehuni dhe bjeruni,  korini dhe shtypini,  katundar e punëtorë,  që nga Shkodra gjer në Vlorë!” Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”- shkruan Meta.

Në një tjetër reagim për të njëjtën çështje, Meta kërkon hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur.

TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor! TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor! U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet! Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor. Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i të gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor,”– shkruan Meta.

LAJM KRYESOR: E rëndë në Berat! PD-ja bllokon furgonin me mallra: Po përdoren për vota. Bashkia: Janë mbledhur gjatë pandemisë për familjet në nevojë. Meta: Turp, krim zgjedhor. SPAK të nisë hetimet

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike furgoni me mallra ne berat ilir meta furgoni me mallra ne berat ilir meta

Sondazh

Poll