Politike

Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, Meta: Do nisem urgjentisht

19 Prill 2021, 18:19 Nga DOSJA
Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, Meta: Do nisem

ELBASAN– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të niset drejt Kavajës, pasi mori vesh lajmin për plagosjen e sekretarit të zyrave të Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.

Në njëeë reagim nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, shkruhet se Meta do niset me urgjencë drejt Kavajës, sapo të mbarojë darkën e Iftarit.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë. Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës. Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit,”– shkruhet në reagim.

LAJM KRYESOR: Tronditet fushata në Kavajë! I dënuari për vrasje plagos me armë zjarri sekretarin në zyrat e PD-së. Duma: Ishte me Kreun e Policisë, janë pjesë e PS-së. Mbërrin Basha në vendngjarje. Meta: Do vij urgjent

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledar okshtuni ilir meta plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni ilir meta plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll