Politike

“Zgjedhjet të jenë të lira”/ Soreca: Do të kthehem në Elbasan ditën e votimit  

19 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
“Zgjedhjet të jenë të lira”/ Soreca: Do të

ELBASAN- Delegacioni i Bashkimit Evropian ishte ditën e sotme në Elbasan ku takuan drejtuesit e fushatave elektorale në këtë qytet Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin. Pjesë e delegacionit ishte ambasadori i BE-së Luigi Soreca së bashku me ambasadorët Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf. Ata në takime kanë përsëritur rëndësinë e zgjedhjeve të lira si dhe kanë njoftuar se do të kthehen në Elbasan ditën e votimeve.

Postimi i Unionit Evropian në Shqipëri:

Takime të mira sot në #Elbasan ?? me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me Ambasadorët Elisabeth Barsacq ?? dhe Peter Zingraf ??. Përsëritëm se është thelbësore që zgjedhjet të jenë të lira, të drejta dhe transparente dhe se fushata të përqendrohet mbi nevojat e qytetarëve shqiptarë, pa sulme dhe kërcënime. Unë do të kthehem në Elbasan ditën e zgjedhjeve së bashku me kolegët e mi të vendeve anëtare të #BE-së ?? në disa qendra votimi. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE-në dhe për të ardhmen e Shqipërisë,” Ambasadori i BE-së Luigi Soreca

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët zbarkojnë në Elbasan: Zgjedhjet test për të ardhmen në BE! Soreca: Skandali me të dhënat? Po ndjekim hetimet, do flasim pas SPAK

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elisabeth barsacq luigi soreca peter zingraf zgjedhjet 25 prill 2021 elisabeth barsacq luigi soreca peter zingraf zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll