Politike

Me dy mbiemra dhe i dënuar për vrasje, kush është i rrezikshmi që plagosi Bledar Okshtunin në Kavajë, u fut me armë në

19 Prill 2021, 18:08 Nga DOSJA
Me dy mbiemra dhe i dënuar për vrasje, kush është i

KAVAJË– Ndriçim Jonuzi (Tahiri), personi që plagosi Bledar Okshtunin në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, është një person me precedent të theksuar kriminalë. Dosja.al ka mësuar se Jonuzi është vënë në pranga mbrëmjen e 13 marsit në vitin 2014 në qytetin e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2007.

Teksa kanë kaluar shtatë vite pas arrestimit të tij, Jonuzi endej i lirë në Kavajëdhe mbi të gjitha i armatosur. Mbrëmjen e sotme nën shoqërinë e dy personave të tjerë, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, Jonuzi u fut në zyrat e Partisë Demokratike dhe plagosi sekretarin Bledar Okshtuni.

Gjithçka nisi për një konflikt banal, ndërkohë që ende nuk dihen konrektisht rrethanat e plagosjes. Okshtuni ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevihshem mjekësore, ndërsa Jonuzi bashkë me dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes ndodhet  Grida Duma dhe pritet të arrijë kryedemokrati Lulzim Basha.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledi oshtuni bledi oshtuni

Sondazh

Poll