Politike

Rama u vë kushte korçarëve: Po më dhatë shtatë mandate do ju bëj stadium të ri! Nuk jeni shami për qyrret e Saliut, jar

19 Prill 2021, 18:10 Nga DOSJA
Rama u vë kushte korçarëve: Po më dhatë shtatë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë ku kërkoi mandatin e tij të tretë në një bashkëbisedim me qytetarët e Korçës. Në fjalën e tij, kryeministri premtoi ndërtimin e një stadium të ri në Korçë, nëse do të arrijnë të marrin shtatë mandate deputetësh në atë qytet. Kreu i qeverisë shtoi se Korça do të jetë nyje për turizmin duke u lidhur me Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën dhe bregdetin.

Edi Rama tha se në katër vitet e ardhshme, Partia Socialiste do të bëjë në Korçë, atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e qeverisjes të marra së bashkë. Nga ana tjetër, nuk harroi të sulmonte edhe Opozitën, duke marrë një nga një anëtarët e saj.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Po na dhatë 7 mandate stadiumi i ri i Korçës do të jetë një tjetër gurë që do ti shtohet diagramit të të gjitha punëve të mira që janë bërë. Në katër vitet e ardhshme, pavarësisht se këtu kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë, por unë ju jap fjalën se do të bëjmë për Korçën me të gjitha vitet të marra së bashku, që do të bëjmë më shumë.

Unë ju siguroj që nesër mbas disa vitesh ata që do të vijnë në Shqipëri për turizëm gjatë verës, nuk do ikin nga Shqipëria për të ardhur drejt Gjirokastrës dhe Korçës. Brenda qarkut ne do vazhdojmë të zbulojmë ato që janë braktisur në të shkuarën dhe kanë filluar të dalin në dritë që nga Maliqi, pylli i fazanëve. Devollinjve u them kur shkoni të votoni kini parasysh se Dritëro Agolli iu vëzhgon nga lart. Për djalin e Babales.

A e imagjinoni dot Luarasin duke votuar për djalin e Babales. Imagjinoni Nolin duke votuar për Ilir Metën, motrat Qirjazi duke votuar për Salin. Luarasin duke votuar për Monikën. Ai që dha jetën për gjuhën shqipe. Që sa herë hap gojën e ka gjuhën si çëmçkakëz. Si mundet ne ta diskutojmë këtë. Korça nuk është shami për qyrret e Saliut, jargët e Ilir Metës dhe pështymën e Monikës. Mbase jam pak i ashpër por më mirë kështu troç.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll