Politike

“Me të rinjtë Shqipëria do të jetë një vend  më i mirë”/ Fratari: Të gjithë do të sjellim ndryshimin

19 Prill 2021, 16:59 Nga DOSJA
“Me të rinjtë Shqipëria do të jetë një

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratikë, Lediana Fratari ka ka zhilluar një paradë me makina ditën e sotme. Fratari ka thënë se kjo është mënyra më e mirë e të rinjëve për t’i treguar se e mbështesin. Ajo ka thënë se të rinjtë janë gjenerata që duan një Shqipëri tjetër më të mirë dhe më të zhvilluar. Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjëve që të bashkohen me Partinë Demokratike dhe të votojnë numrin 9 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Me këta të rinj, Shqipëria e nesërme do të jetë padyshim më e mirë. Me të rinjtë ne flasim për programin e Partisë Demokratike, për problemet e vendit, për kauzat e përbashkëta, për projektet e të ardhmes. Por organizojmë edhe “parada” me makina. Një mënyrë fantastike për të treguar mbështetjen që po më japin mua. Këta janë gjenerata që kanë lindur pas rënies së komunizmit, por ende vazhdojnë të dëgjojnë konflikte politike me komunistë dhe antikomunistë. Këta janë gjenerata që duan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri në paqe dhe të zhvilluar. Unë jam një prej tyre! Unë njoh shumë prej atyre që kanë dëshira dhe aspirata për të punuar e jetuar në vendin e tyre. Njoh shumë prej atyre që e kanë krenari të thonë se janë shqiptarë dhe e duan vendin e tyre. Unë i kam ftuar dhe i ftoj të gjithë këta të rinj të bashkohen me Partinë Demokratike dhe me mua, për të punuar sëbashku për të nesërmen. Dhe, me këta të rinj, unë jam e bindur se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Të gjithë bashkë ne do ta sjellim ndryshimin në 25 prill Voto nr 9, Partia Demokratike. Voto nr 34 Lediana Fratari,” tha Fratari.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll