Aktualitet

Aktori Guliem Radoja në gjendje të rëndë nga COVID-19, ende i shtruar në Durrës/ Skenografi THIRRJE qeverisë: I detyrohen

19 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
Aktori Guliem Radoja në gjendje të rëndë nga COVID-19, ende

TIRANË– Skenaristi Bashkim Zahaj ka bërë me dije se aktori i njohur shqiptar Guljelm Radoja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Zahaj shkruan se aktori është i shtruar në spitalin e Durrësit, në pavionin COVID. Dhe sipas tij është në gjendje të rëndë, duke apeluar për shërbim të specializuar jashtë shtetit. 

Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem,”-shkruan ai.

Aktori Radoja, në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role, duke spikatur me atë të Petro Nini Luarasit. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim zahaj guljelm radoja bashkim zahaj guljelm radoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 14:14

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....