Aktualitet

Plas KEQ mes socialistëve në Durrës! Nis SHERRI mes kandidatëve të PS, grushta dhe shkelma në drejtim të njëri-tjetrin.

19 Prill 2021, 15:35 Nga DOSJA
Plas KEQ mes socialistëve në Durrës! Nis SHERRI mes

DURRËS- Nxehet fushata elektorale pak ditë para zgjedhjeve në Durrës. Kandidatët e të njëjtit kah politik, atij të Partisë Socialiste, Alban Xhelili dhe Erion Meka janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në shtabin e PS-së në qytetin bregdetar, pranë zonës së plazhit. 

Paraprakisht mësohet se në sherr janë përfshirë më shumë se 8 persona, mes tyre edhe shefi i shtabit të PS për zonën e Plazhit, Eri Kapllani ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivëve të Policisë për të ndarë kandidatët.

Pas ndërhyrjes së Policisë, të gjithë “protagonistët” në sherr janë shoqëruar për në Komisariatin e Durrësit për të dhënë versionin e tyre lidhur me ngjarjen.

Ende nuk dihen detaje lidhur për çfarë ka nisur mes dy kandidatëve socialiste. Xhelili renditet i dyti në listën e PS në Durrës, ndërsa Meka i 15-ti.  Nga ana tjettër, Partia Socialiste ka mohuar që lajmi i sherritmes dy kandidatëve për deputete në Durrës të jetë i vërtetë. Në një reagim zyrtar, dega e PS-së në Durrës, ka publikuar një foto krah të cilës shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë, por është gënjeshtër me qëllim për të hedhur baltë mbi PS-në.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhelili durres eri kapllani erion meka sherr ne durres alban xhelili durres eri kapllani erion meka sherr ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 14:14

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....