Sport

Skemat, formulat, gjithçka është gati për Super League… në letër

19 Prill 2021, 09:28 Nga DOSJA

ZVICER – Po çfarë është kjo Super League dhe si mendohet që të funksionojë? Eshtë menduar që do të jenë rreth 20 skuadra pjesëmarrëse, nga këto 15 janë themelueset e Super League, që do të ketë një mekanizëm kualifikimi për 5 skuadrat e tjera, që do të ftohen në bazë të rezultateve që do të kenë vit pas viti.

Ndërkohë, ndeshjet e Super League janë menduar të luhen në mesjavë, pa patur shkëputje nga kampionatet respektive lokale që ka secila skuadër, duke mos cënuar edhe kalendarin e futbollit vendas.

Gjithçka do të startojë në muajin gusht, me skuadrat e ndara në dy grupe me nga 10 pjesëmarrës, që do të luajnë me sistem vajtje-ardhje, ndërkohë që tre skuadrat e para në renditje, kualifikohen menjëherë në çerekfinale.

Ndërkohë që vendet e katërta dhe të pesta në klasifikim do të zhvillojnë ndeshje “play-off” për të plotësuar vendet bosh të çerekfinales. Kjo fazë më pas do të jetë me eliminim direkt, ndërkohë që finalja është parashikuar të zhvillohet në muajin maj në një stadium neutral.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 20 skuadra pjesëmarrëse finalja ne maj starton ne gusht super league 20 skuadra pjesëmarrëse finalja ne maj starton ne gusht super league

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2021, 21:15

VIDEO / Rashica dhuron spektakël, por nuk mjafton

GJERMANI – Milot Rashica nuk i mjaftoi Werder Bremen-it për të evituar humbjen e 5-të radhazi në Bundesliga. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës rigjeti golin duk...