Sport

UEFA-SUPER LEAGUE, tani fillon përplasja totale! UEFA i bën gati gjobën “rebelëve” që u larguan nga kompeticioni

19 Prill 2021, 08:48 Nga DOSJA
UEFA-SUPER LEAGUE, tani fillon përplasja totale! UEFA i bën gati

EUROPË-Në tryezë duhet të kishte dy dosje, e para me qytetet që do të presin Kampionatin Evropian dhe reformën e Champions League nga viti 2024 me një zgjerim nga 32 në 36 skuadra.Por njoftimi, i bërë zyrtarisht në mesnatë, i lindjes së Superligës, me pranimin e 12 klubeve përfshirë Juve, Milan dhe Inter, shkaktoi një tërmet të vërtetë në futboll dhe në takimin që do të zhvillohet ditën e sotme nga Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s pritet të ketë një përballje totale.

Uefa po përgatit betejë kundër klubeve që janë bashkuar, (Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, ​​Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham), “Klubet e përfshira do të përjashtohen nga çdo kompeticion tjetër, qoftë kombëtar, evropian apo global, dhe lojtarëve të tyre do t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipin kombëtar “. Uefa, Federatat, dhe madje FIFA janë të bashkuar dhe po studiojnë një proces gjyqësor 50-60 miliardë për dëmet dhe fitimet e humbura dhe përjashtimin e ‘rebelëve’ nga sistemi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league super league uefa champions league super league uefa

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2021, 21:15

VIDEO / Rashica dhuron spektakël, por nuk mjafton

GJERMANI – Milot Rashica nuk i mjaftoi Werder Bremen-it për të evituar humbjen e 5-të radhazi në Bundesliga. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës rigjeti golin duk...