Aktualitet

Për herë të katërt! I vihet sërish eksploziv banesës së Arben Pllumit në Fushë Krujë, nga FRIKA familjarët janë larg

19 Prill 2021, 05:02 Nga DOSJA
Për herë të katërt! I vihet sërish eksploziv

FUSHË-KRUJË– Banesës së Arben Pëllumbit iu është vendosur lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Kjo është hera e katërt që i vihet eksploziv, banesës në pronësi të Arben Pellumbit. Hera e parë që u sulmua ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.

Në dy rastet e para kryefamiljari Arben Pëllumbi ka ngritur dyshime se shkak mund të jetë një miqësi e prishur disa vite më parë, ndërsa tritol pak muaj më parë iu vendos edhe vëllait të tij.

Fqinjët janë shprehur se goditja ishte shumë e fortë ndërsa e zonja e shtëpisë është shprehur se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi nuk ka ardhur asnjë forcë policie. Thyerje xhamash, dyersh dhe dritaresh kanë pësuar banesat që ndodhen pranë shtëpisë së Pllumbit. Ndërkohë e gjithë familja nuk ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, pasi janë larguar një muaj më parë për shkak të frikës së përsëritjes së ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar kryesorë në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pllumbi shperthim me eksploziv ne fushe kruje shperthim ne banesen e arben pllumbit arben pllumbi shperthim me eksploziv ne fushe kruje shperthim ne banesen e arben pllumbit

Sondazh

Poll