Aktualitet

THIRRJA E FORTË! Andi Bejtja: Nuk besoj të keni luajtur mendsh që në datën 25 të votoni Vuçiçin, u deklarua patronazhist

18 Prill 2021, 20:39 Nga DOSJA
THIRRJA E FORTË! Andi Bejtja: Nuk besoj të keni luajtur mendsh që

TIRANË– Andi Bejtja u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij është njësoj si të votosh Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një status në Facebook, referuar mbështetjes publike që Vuçiç dha për Ramën, Bejtja e quan atë patronazhist të kryeministrit dhe shton se ai tashmë e ka shpallur votën.

Është e thjeshtë: Edhe Ramës i doli publikisht patronazhisti vet Aleksandër Vuçiç … dhe ai e shpalli votën e tij për Edi Ramen. Edhe ju që keni votuar deri dje për Rilindjen nuk besoj të keni luajtur mendsh që në datën 25 të votoni Vuçiçin,”- shkruan Bejtja.

Vuçiç ka treguar publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Ai madje, me fjalët e Ramës tha se lideri i vërtetë i Partisë Demokratike nuk është Lulzim Basha, por Sali Berisha.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander vucic andi bejtja edi rama aleksander vucic andi bejtja edi rama

Sondazh

Poll