Aktualitet

FOTO-GALERI/ Pastrohet Liqeni i Fierzës, aktivistët bëhen ‘një’ për kauzën e pastrimit

18 Prill 2021, 20:58 Nga DOSJA
FOTO-GALERI/ Pastrohet Liqeni i Fierzës, aktivistët bëhen

KUKËS– Një nismë është ndërmarrë këtë të diel nga disa nismëtarë për pastrimin e liqenit të Fierzës.

Disa aktivistë vullnetarë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Gjakova, Prizreni, Kukësi, Tirana dhe Shkodra, janë nisur që në orët e para të mëngjesit për t’iu bashkuar aktivitetit “Ta pastrojmë liqenin e Fierzës”.

Pastrimi u organizua nga përfaqësues nga Shqipëria e Kosova, Avni Daku, Al-Ben Guide Kola, Donald Dervishi, Aranit Mula etj, dhe ishte një aktivitet pa ngjyrime politike. Të ndihmuar nga kompania e udhëtimit ‘Egnatia’ ata udhëtuan nga Kosova drejt Kukësit, duke pastruar liqenin dhe duke dhënë një mesazh të gjithëve për mbrojtjen e ambientit tonë të përbashkët.

Ky është aktiviteti i dytë i ndërmarrë nga ky grup pasi më parë ata morën pjesë në pastrimin e Liqenit të Komanit.

(kle.mu;I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet al-ben guide kola aranit mula donald dervishi liqeni i fierzes al-ben guide kola aranit mula donald dervishi liqeni i fierzes

Sondazh

Poll