Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, makina përplas guan dhe fëmijën, e mitura ndërron jetë, nëna niset me helikopter drejt Tiranës

18 Prill 2021, 16:39 Nga DOSJA
E rëndë në Bulqizë, makina përplas guan dhe

BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka përplasur një grua dhe fëmijen e saj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fëmija 10-vjeç ka ndërruar jetë pas aksidentit në spitalin e Bulqizës, ndërkohë që nëna pritet të niset me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërkohë që policia ka shkruar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Shoferi i makinës i identifikuar si Zenel Shyti, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Policia në njoftimin e saj ka bërë të ditur se shkak i mundshëm për aksidentin është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore. Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize zenel shyti aksident ne bulqize zenel shyti

Sondazh

Poll