Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8 mijë e 65 persona

18 Prill 2021, 20:09 Nga DOSJA

TIRANË– Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8 mijë e 65 persona. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja Ogerta Manastirliu, në një status në Twitter. Manastirliu tregon gjithashtu se në total në vendin tonë janë vaksinuar 332 mijë e 905 persona.

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, si donacion nga India.

Një natë më parë erdhën 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguara nëpërmjet instrumentit Covax. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac dhe në total kanë mbërritur rreth 500 mijë doza vaksinash. Deri në fund të muajit maj, qeveria ka deklaruar se do të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë.

Ndërsa bilanci i të infektuarve sa vjen e ulet, në 24 orët e fundit u shënuan dy viktima dhe 138 raste të reja me Covid-19. Në total në vendin tonë janë shënuar 2 mijë e 342 viktima, 25 mijë e 668 raste aktive dhe 101 mijë e 584 persona të shëruar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll