Aktualitet

Dhuratë nga India, mbërrijnë 50 mijë doza vaksinash Astrazeneca në Rinas

18 Prill 2021, 17:58 Nga DOSJA
Dhuratë nga India, mbërrijnë 50 mijë doza vaksinash

TIRANË– Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, si donacion nga India. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku pritën ngarkesën me vaksina.

Manastirliu tha javën që po vjen do të nisë edhe vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror. Ajo shtoi se Shqipëria pret edhe mbi 200 mijë doza të tjera vaksinash.

“Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç. Javën që vjen, duke filluar nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine. Po vijohet me operatorët turistikë, dhe do të shtrihemi javën e ardhshme edhe në targetin e punonjësve të transportit publik, duke filluar me punonjësit e transportit ajror, me punonjësit e Air Albania,”- tha Manasirliu. 

Një natë më parë erdhën 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguara nëpërmjet instrumentit Covax. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac dhe në total kanë mbërritur rreth 500 mijë doza vaksinash. Deri në fund të muajit maj, qeveria ka deklaruar se do të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll