Aktualitet

E RËNDË! Përplasja e makinave nxeh ‘gjakrat’, i sapoliruari nga burgu tenton të vrasë një person, neutralizohet nga ef

18 Prill 2021, 17:03 Nga DOSJA
E RËNDË! Përplasja e makinave nxeh ‘gjakrat’, i

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, pasi dy persona janë përleshur me grushte e më pas situate ka agravuar. Pamjet e siguruara nga OraNews, tregojnë se si fillimisht dy burrat në video (njëri me bluzë të kuqe, i sapo dalë nga burgu), janë konfliktuar fizikisht, ndërsa personi me bluzë të kuqe ka marrë makinën dhe ka nisur që të gjuajë e përplasë me të makinën e personin tjetër.

Ky i fundit shihet jashtë mjetit teksa e mban nga krahu një grua, në dukje bashkëshortja e tij. Pas disa përplasjeve në skenë afrohet një efektiv poliic, i veshur civil që kërkon ta arrestojë përsonin me  bluzë të kuqe. Ai nxjerr armën, i hape derën e makinës dhe e urdhëront ëdalë jashtë duke i thënë se është polic, por personi në fjalë nuk bindet.

Policia dil ulu në tokë, në tokë po të them, në tokë, dil se policia,”- dëgjohet të thotë djali, por ai nuk bën asnjë veorim dhe vijon të qëndrojë në mjet. Në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

Kjo përplasje fizike, goditjet me makinë dhe ulërimat e grave që ndodheshin në rrugë janë parë nga shumë persona, banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit “Migjeni” në Yzberisht, duke përcjellë kështu një ankth e panik tek banorët e zonës.

Konflikti dyshohet paraprakisht se ka lindur pas një zënke banale e cila më pas solli këtë ngjarje, që fatmirësisht përfundoi pa viktima, me ndërhyrjen e civilir që ishte punonjës policie. Për momentin personi që sapo kishte dalë nga burgu identifikohet me inicialet T.M.. Hetimet vijojnë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja ne tirane tirane parandalohet vrasja ne tirane tirane

Sondazh

Poll