Sport

Cammarata: “Do ta provojmë deri në fund mbijetesën, lojtarët i pezullova unë sepse…”

18 Prill 2021, 17:27 Nga DOSJA
Cammarata: “Do ta provojmë deri në fund mbijetesën,

FIER – Pas humbjes turpëruese 0-6 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, trajneri i Apolonisë, Fabricio Cammarata në një prononcim pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka analizuar këtë takim:

“Bëmë gjithçka keq ndeshjen e sotme, Vllaznia dominoi, morëm katër gola në goditje normale. Sot dua të flas vetëm për krenarinë, për të treguar sa vlejmë, ne do ta provojmë deri në fund mbijetesën. Në ndeshje duhet të jemi më dinakë, sepse duhet të japim gjithçka, duhet të kemi krenarinë dhe të luajmë për të arritur këtë objektiv.

Diop është i dëmtuar nuk do të jetë në fundin e sezonit, Agiare gjatë stërvitjes është dëmtuar dhe ishte sot në pankinë për të përkrahur ekipin. Katër lojtarët e tjerë janë të pezulluar nga vendimet e mia dhe unë i marrë përgjegjësitë sepse unë dua të kem në përbërje lojtarë që besojnë deri në fund tek mbijetesa.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fabricio cammarata humbja 6-0 ndaj vllaznise trajneri i apolonise fabricio cammarata humbja 6-0 ndaj vllaznise trajneri i apolonise

Sondazh

Poll