Sport

Eliud Kipchoge fiton maratonën “Misioni NN” në Twente të Holandës

18 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA

HOLANDE – Keniani 36-vjeçar, Eliud Kipchoge fitoi garën e maratonës “Misioni NN” e fundit para se të mbrojë titullin e tij në Olimpiadën e shtyrë të “Tokio 2020”. Ai e përshkoi largësinë për 2 orë, 4 minuta dhe 30 sekonda, në garën e tij të parë që nga humbja e tij tronditëse në maratonën e Londrës vitin e kaluar.

Bashkatdhetari Jonathan Korir u rendit i dyti, me 2 minuta dhe 10 sekonda mbrapa, me Goitom Kifle të Eritresë që u rendit i treti. Gara vetëm me atletë të ftuar u zhvillua në aeroportin e Twentes në Holandë. Fillimisht ajo do të zhvillohej në Hamburg në 11 prill, por kufizimet lokale anti-Covid-19 e penguin atë.

Rekordmeni botëror Kipchoge, që nga viti 2013, ka humbur një garë maratone vetëm në tetor 2020 në Londër, pavarësisht se ishte katër herë kampion i saj dhe favorit për të fituar në St. James’s Park. Tifozët nga përtej detit janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, ku maratona për meshkuj, është planifikuar të zhvillohet në Sapporo, më 8 gusht.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aeroportin twente në holandë eliud kipchoge tokio 2020 aeroportin twente në holandë eliud kipchoge tokio 2020

Sondazh

Poll