Sport

Dëmtimi i Kevin de Bruyne, Guardiola i shqetësuar për mesfushorin

18 Prill 2021, 09:22 Nga DOSJA

ANGLI – Dëmtimi i mesfushorit të Manchester City, Kevin de Bruyne “nuk duket gjë e mirë”,– u shpreh trajneri Pep Guardiola, pas humbjes së skuadrës së tij në gjysmëfinale të FA Cup nga Chelsea, ku Ziyech shënoi golin e fitores në minutën e 55-të në Wembley.

Mesfushori De Bruyne u largua në minutën e 48-të, pasi u dëmtua në kyçin e këmbës dhe të dielën do të bëjë një kontroll të specializuar. I pyetur për dëmtimin, Guardiola tha: “Nuk e di. Ai ka dhimbje tani.”

Manchester City, që kryeson renditjen në Premier League ka tri ndeshje në 11 ditët e ardhshme, përfshirë finalen e Carabao Cup kundër Tottenham më 25 prill dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre të Champions League ndaj Paris SG më 28 prill.

Mesfushori De Bruyne ka bërë 32 ndeshje në të gjitha garat për “Qytetarët” këtë sezon, duke shënuar 8 herë dhe duke asistuar në 15 gola. Ai është gjithashtu një lojtar kryesor për kombëtaren e Belgjikës përpara Euro 2020, i cili fillon në 11 qershor.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carabao cup champions league fa cup nga chelsea kevin de bruyne manchester city pep guardiola carabao cup champions league fa cup nga chelsea kevin de bruyne manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll