Sport

Teuta “hakmerret” dhe ruan kreun, fitojnë Vllaznia dhe Laçi!

18 Prill 2021, 17:02 Nga DOSJA
Teuta “hakmerret” dhe ruan kreun, fitojnë Vllaznia dhe

TIRANE – Janë luajtur tri ndeshjet e fundit që mbyllën javën e 28-të të kampionatit të Superiores. Teuta fitoi në Korçë dhe u ringjit në krye të renditjes. Vllaznia shpartalloi Apoloninë dhe u ngjit sërish mbi Partizanin, ndërkohë që Laçi  bëri “detyrat” e shtëpisë duke fituar.

Apolonia-Vllaznia 0-6: Shkodranët thuajse luajtën “tenis” me fierakët, të cilët ishin të pafuqishëm për të reaguar. Seria e golave u çel nga Da Silva (15’ dhe 52’) që realizoi një dopiedë, ashtu si edhe Hoxhaj (34’ dhe 90’). Ndërmjet tyre shënuan Dilaver (23’) dhe i riu Tim Brdariç (82’), i biri i trajnerit gjerman, i cili në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e Vllaznisë, shënoi edhe golin e tij të parë shqiptar. Apolonia vetëm sa ekzistonte në fushë, ndoshta me mendjen tek ndeshja e ardhshme ndaj Bylisit, shansi i fundit për mbijetesë në Superiore.

Skënderbeu-Teuta 0-1: Mjaftoi goli i Bregut (43’) nga pika e penalltisë, që Teuta të fitonte 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut, për të marrën 3 pikët e çmuara, që e ngjitën sërish në krye të renditjes me 52 pikët e grumbulluara. Korçarët u përpoqën, goditën edhe një traverse, por nuk mungën të bënin më tepër. Pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë, kjo ishte një humbje foshnjarake, ashtu siç është edhe mosha mesatare e skuadrës së Skënderbeut, e cila vazhdon të notojë në ujërat e ftohta të mbijetesës.

Laçi-Bylis 2-1: Edhe pse mjaft mungesa në formacion skuadra kurbinase e Laçit ia doli, që pas tri ndeshjesh, të gjendte fitoren e munguar. Pas një pjese të parë pa rrjeta të prekura, në harkun e dy minutave kurbinasit shënuan dy here, duke fiksuar 2-0 epërsinë e tyre ndaj ballshiotëve. Mesfushori Deliu (54’) dhe i riu Prenga (56’) shënuan për Laçit, loja e të cilit pas golave u bë më e rrjedhshme dhe e rrezikshme. Për të mos u larguar nga Kurbini pa gol, Edison Ndreca (90’+3) do të ngushtonte epërsinë dhe fiksonte rezultin 2-1 nga pika e penalltisë.

Takimet e javës së 29-të të kampionatit të Superiores do të zhvillohen në dy ditë, të premten dhe të shtunën, pasi sikurse dihet të dielën e 25 prillit në vendin tone do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bylis java e 28=te laçi partizani qapolonia skenderbeu superiorja teuta vllaznia bylis java e 28=te laçi partizani qapolonia skenderbeu superiorja teuta vllaznia

Sondazh

Poll