Politike

VIDEO/ Rama nxjerr pamjet: Aeroporti i Kukësit është gati për fluturimin e pasagjerëve VIP, çamarrokët e fejsbukut nga Lo

17 Prill 2021, 07:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama nxjerr pamjet: Aeroporti i Kukësit është gati

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku thotë se aeroporti i Kukësit, është gati për të nisur fluturimet. Ashtu siç edhe ka premtuar, të parët që do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti, janë “çunat demokratë” të Londrës. “Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”,-shkruan Rama.

Ndërsa Balluku tha se aeroporti është gati, ndërsa shtoi se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës dhe në disa lande të Gjermanisë.

“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë. Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, tha ministrja.

POSTIMI I PLOTË:

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit belinda balluku edi rama aeroporti i kukesit belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll

Politike 17 Prill 2021, 06:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me fjalë mbrëmjen e djeshme me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një intervistë teksa flitej për zgjedhjet e 25 p...