Bota

Përplasja me ministrin e jashtëm grek, Erdogan mbështet qëndrimin e Çavusoglu: E vuri atë në vendin e tij

16 Prill 2021, 15:29 Nga DOSJA
Përplasja me ministrin e jashtëm grek, Erdogan mbështet

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbrojti me forcë ministrin e tij të jashtëm pas një debati publik me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Erdogan tha Cavusoglu “nuk mund të ishte më i butë” me Dendias sepse “kjo nuk do t’i shkonte për shtat vendit ose popullit tonë”.

“Ministri ynë i jashtëm e vuri atë në vendin e tij përballë kësaj sjelljeje dhe qëndrimi,” – u tha Erdogan gazetarëve.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi turk tha se takimi i tij me Dendias më herët atë ditë u zhvillua në një “atmosferë të ngrohtë”. Dendias gjithashtu i kishte përshkruar bisedimet e tij me Erdogan si “të jashtëzakonshme”.

“Ju nuk tregoni shqetësimin e nevojshëm … për 150,000 Turqit në Greqi. Ju emëroni kryemyftiun e tyre. Ne nuk e caktojmë patriarkun këtu”.-tha Erdogan.

Vizita e Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias në Ankara të Enjten përfundoi në një incident ku ai dhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu përdorën deklaratat e tyre përfundimtare për të akuzuar njëri-tjetrin për diskriminim dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

“Turqia ka shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare në Detin Egje dhe në Mesdheun lindor,” – i tha Dendias Cavusoglu në një moment.

“Nëse akuzoni rëndë vendin tim dhe njerëzit para shtypit, unë duhet të jem në gjendje të përgjigjem për këtë,”– u përgjigj Cavusoglu.

Ngjarja e çuditshme diplomatike për shtyp u bë pika dominuese e bisedave në emisionet e lajmeve turke dhe la në hije atë që duhej të ishte një përpjekje nga dy fqinjët e NATO-s për të rregulluar lidhjet pas një viti mosmarrëveshjesh. Ishte hera e parë që të dy ministrat u takuan që kur të dy vendet kaluan në buzë të luftës kur anijet e tyre u përplasën gjatë një shtyrje turke në ujërat e diskutueshme të Mesdheut Lindor gushtin e kaluar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota marrëdhëniet greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias rexhep tajip erdogan marrëdhëniet greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll