Bota

Pse kanë turp nga rrënjët e tyre? Zbulohet origjina e kuzhinierit të njohur grek, Akis Petetezikis, shqiptar ashtu si Eleni

16 Prill 2021, 15:10 Nga DOSJA
Pse kanë turp nga rrënjët e tyre? Zbulohet origjina e kuzhinierit

GREQI– Kuzhinieri i njohur në vendin fqinj, Akis Petretzikis mesa duket është me origjinë shqiptare.

Sipas disa mediave greke, së fundmi është zbuluar fakti se Petretzikis i cili ka lindur në Selanik është me origjinë shqiptare dhe kjo gjë vërtetohet lehtë me një kërkim në Google. Ata komentojnë faktin se ai nuk ka folur ndonjëherë rreth origjinës së tij dhe për këtë venë vijën e krahasimit me këngëtaren Eleni Foureira e cila fillimisht thoshte se ishte me origjinë meksikane.

Akis Petretzikis lindi dhe u rrit në Selanik. Atje ai punoi në biznesin e familjes deri në moshën 16 vjeçare. Në moshën 18 vjeç u transferua në Athinë për të studiuar kontabilitet në TEI. Në të njëjtën kohë, në 2004 ai filloi studimet në Shkollën e Gatimit të Le Monde.

Ai u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2010, kur fitoi titullin e masteritchefit të parë grek në sezonin e parë të serialit me të njëjtin emër. Në vitet në vijim, ai u bë edhe më i popullarizuar, përmes shumë shfaqjeve të tij televizive, pranisë së tij në internet, librave të tij të gatimit dhe restoranteve të tij.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora akis petretzikis kuzhinieri shqiptar akis petretzikis kuzhinieri shqiptar

Sondazh

Poll