Bota

Komisioni Evropian paraqet një strategji të re për të luftuar trafikimin njerëzor dhe krimin e organizuar, thyen grupet kri

16 Prill 2021, 14:18 Nga DOSJA
Komisioni Evropian paraqet një strategji të re për të

BE-Komisoni Evropian ka paraqitur ditën e sotme një strategji kundër krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor. Kjo strategji gjithashtu synon nisjen e negociatave të bashkëpunimit me Interpol në mënyrë që të ketë lidhje të fortë të shkëmbimit të informacionit.

Sipas mediave të huaja, Komisioni Evropian ka ka siguruar të dhëna ku gjatë viteve 2017 dhe 2018 janë regjistruar 14.145 viktima në të gjithë Bashkimin Evropian.

Pjesa më e madhe e rasteve prej 72% e tyre, kanë të bëjnë me gratë. Ky trafikim ka si qëllim shfrytëzimin seksual 92% të rasteve. Mposhtja e këtij fenomeni është një sfidë që BE duhet ta fitojë.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha: “Nëntë aktivitetet kryesore kriminale gjenerojnë rreth 140 miliardë euro fitime, ose 1% të produktit të brendshëm bruto të Bashkimit Evropian,”

Këto strategji synojnë të thyejnë modelin ekonomik të rrjeteve kriminale dhe ti vijnë në ndihmë viktimave dhe do implementohet në periudhën 2021-2025.

(e.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota komisioni evropian margaritis schinas strategji kunder trafikimit njerezor komisioni evropian margaritis schinas strategji kunder trafikimit njerezor

Sondazh

Poll