Bota

Takim diplomatik mes Zelensky-t dhe Macron rreth konfliktit të Ukrainës: Tani është koha të ndalojmë së foluri dhe të ma

16 Prill 2021, 15:23 Nga DOSJA
Takim diplomatik mes Zelensky-t dhe Macron rreth konfliktit të

FRANCË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Paris ditën e sotme bashkë me bashkëshorten, për të zhvilluar bisedime për tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Bisedimet do të mbahen me presidentin francez, Emmanuel Macron i cili ishte gjithashtu me bashkëshorten e tij, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel cila do të jetë e pranishme me anë të videokonferencës.

Sipas mediave, dreka u zhvillua në pallatin mbretëror Elysee dhe ky është takimi i parë diplomatik i cili po bëhet rreth këtij konflikti 7-vjeçar me synim që të ulë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ka vendosur trupa ushtarak në kufi me fqinjin.

“Qëllimi ynë … është të de-përshkallëzojmë tensionet. E gjithë puna që po bëjmë është në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës,”-  tha një zyrtar francez në presidencën franceze.

“Tani është koha të ndalojmë së foluri dhe të marrim vendime,”– tha Zelenskyy.

Kremlini tha se shpresonte që Macron dhe Merkel të bindnin Zelenskyy të respektojë marrëveshjen e armëpushimit dhe të zbatojë një marrëveshje paqeje të vitit 2015 për Ukrainën lindore që u nënshkrua në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

Më shumë se 14,000 njerëz kanë vdekur në luftimet në Ukrainën lindore, të cilat shpërthyen pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë ngecur dhe shkeljet e një armëpushimi të lëkundur të cilat janë bërë gjithnjë e më të shpeshta javët e fundit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel konflikti rusi-ukraine macron vladimir zelensky angela merkel konflikti rusi-ukraine macron vladimir zelensky

Sondazh

Poll