Bota

8 qese kokainë mbi tavolinë, një “Scorpion” dhe 118 fishekë! Çfarë u gjet në shtëpinë e Vali Corleones, Prokuroria

16 Prill 2021, 13:53 Nga DOSJA
8 qese kokainë mbi tavolinë, një “Scorpion” dhe 118

KOSOVË– Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit për të ashtuquajtin PrincValentino Corleone. Në seancën e sotme, sipas Prokurorisë, në banesën e tij i janë gjetur armë automatike të llojit “Scorpion”, me (5) pesë karikatorë dhe njëqindetetëmbëdhjetë (118) fishekë të kalibrit 1.65 mm.

Përveç “arsenalit” të armëve, në shtëpinë e Corleones janë gjetur edhe 8 qese me kokainë, me peshë 2.9 gram. Ndaj i riu akuzohet se ka kryer veprat penale: “mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në bazë të akuzave ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të pasi eksizton rreziku për përsëritjen e veprave të mësipërme penale. Ndaj pasi ka dëgjuar palët në sallë, togat e zeza kanë vendosur që ta lënë të ashtuquajturin “Princ” në paraburgim. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arrestohet vali corleone vali corleone arrestohet vali corleone vali corleone

Sondazh

Poll