Bota

Kurti takon ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë: U diskutua mbi pandeminë dhe vaksinimin

16 Prill 2021, 13:44 Nga DOSJA
Kurti takon ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë: U

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ditën e sotme Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi. Takimin e bëri të ditur zyra e Kryeministrit, ku në njoftim thuhet se Kurti dhe Jusufi kanë biseduar për situatën e pandemisë që po kalojnë të dy vendet si dhe për procesin e vaksinimit dhe të sigurimit të dozave të vaksinave anti-Covid.

“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Vaksinimi në Kosovë është bërë i mundur nga dërgesat që COVAX ka bërë me vaksinat e AstraZenecës, ndërkohë që pas mbarimit të këtyre dozave nuk dihet se nga do të marrë furnizime me vaksinat.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti shpresa jusufi albin kurti shpresa jusufi

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2021, 12:28

KOSOVË- Mjekët në Kosovë kanë dalë në protëstë ditën e sotme në Podujevë për shkak të arrestimit të mjekut pulmologut Ibrahim Hoti mbrmjen e djeshme. Hoti ...