Politike

“Je çmendur, do nxjerrësh çetë vagabondësh”/ Tedi Blushi i përgjigjet Brahos, i nxjerr foton me pantallonat e lagura:

16 Prill 2021, 15:11 Nga DOSJA
“Je çmendur, do nxjerrësh çetë

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i është përgjigjur Spartak Brahos në emër të Presidentit Ilir Meta, pas sulmeve që deputeti i bëri nga Skrapari. Në një status në Facebook, Blushi ka publikuar një foto ku shihen pantallonat e lagura të Brahos dhe shton se ai nuk mund ta sulmojë Metën për llogari të Edi Ramës.

Ndër të tjera, Blushi shton se Braho nuk mund të quhet as sorrë, sepse edhe sorra sipas tij, ka një fije karakteri.

“O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve? Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!”- shkruan Blushi krah fotos.

Më herët, i ndodhur në Skrapar, Braho tha se me Metën kanë qenë bashkëpunëtorë shumë të ngushtë, por që ai tashmë është çmendur. Referuar përshëndetjes së Metës, që i bëri një natë më parë në “Opinion”, Braho tha se Meta e di gabim historinë pasi ai nuk mund të nxjerrë asnjë çetë luftëtarësh, por vetëm prej vagabondësh.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta spartak braho tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta spartak braho tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 13:44

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama është larguar nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion ...