Politike

Spartak Braho i përgjigjet Metës nga Skrapari: Mund të krijosh vetëm çetë vagabondësh, të kam qëndruar pranë deri kur

16 Prill 2021, 12:59 Nga DOSJA
Spartak Braho i përgjigjet Metës nga Skrapari: Mund të krijosh

SKRAPAR– Spartak Braho ka sulmuar Presidentin Ilir Meta nga vendlindja e tij. I ndodhur në Skrapar, Braho tha se me Metën kanë qenë bashkëpunëtorë shumë të ngushtë, por që ai tashmë është çmendur. Referuar përshëndetjes së Metës, që i bëri një natë më parë në “Opinion”, Braho tha se Meta e di gabim historinë pasi ai nuk mund të nxjerrë asnjë çetë luftëtarësh, por vetëm prej vagabondësh.

 

 

“Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, i kam qëndruar pranë. Kjo me synimin më të qartë që të mos dalë nga vatha e të majtës. Më thirir dhe më tha, ti nuk bën më për deputet. Dhe më tha që do bëjë koalicion me Sali Berishën. Turp të kesh i thashë se ai është vetëm një kriminel. Synimi i vetëm i Ilirit janë ato fjalë që bonapartizmi. I thashë në televizor, ti nuk bën më, je i çmendur, nuk ke bërë asgjë për Skraparin, nuk ke bërë as rrugën e Çepanit. Do dalë do marrë pushkën Ilir Meta dhe mburret se ai është pasardhësi i çepallinjvee, por nuk ka bërë as rrugën. Ai nuk e njeh historinë, ai mund të krijojë ndonjë çetë por jo vagabondësh, çetë vagabondësh po. Nuk ka asgjë të ngjashme me skraparasit e vërtetë. Unë ju bëj thirrje të mbështesim fort Partinë Socialiste, tu bëjmë thirrje atyre kudo që janë. Nuk do të lë asnjë zgjedhës pës LSI-në e Monikës, do ta tresim fare,”- tha Braho ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta spartak braho zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta spartak braho zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 12:24

TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...

Politike 16 Prill 2021, 11:30

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...