Politike

Rama i dedikon Metës takimin elektoral në Skrapar, tregon shkakun që u ndau rrugët dhe e lë amanet: E kam shok! E di që do

16 Prill 2021, 13:00 Nga DOSJA
Rama i dedikon Metës takimin elektoral në Skrapar, tregon shkakun

SKRAPAR– Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar Presidentit Ilir Meta takimin e tij elektoral në Skrapar. I ndodhur me ekipin e 25 prillit për Skraparin, Rama tregoi fillimet e njohjes me Metën, për çfarë i është mirënjohës dhe se si ka arritur që të përçahet situate mes tyre.

I pranishëm në Skrapar, Rama tha se Metës i është shumë falenderues, sepse ka prezantuar me kanionet, dhe për të ka qenë një nga eksperiencat më të bukura dhe se kurrë nuk do të kishte dashur që gjërat të shkonin në këtë pikë me Presidentin. Me tonë ‘pishmani’, Rama tha se Meta duhet të zbresë nga maja ku ka hipur dhe se për këtë gjë duhet t’i vijnë në ndihmë qytetarët e Skraparit që e kanë vëllanë e tyre.

Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se Meta ngriti një rrap të madh vetëm me farën e LSI-së që hodhi në Skrapar. Madje Rama shtoi se në fillimet e bashkëpunimit me LSI-në, filloi të çmendej edhe ekipi i tij dhe t’I thoshte se çdo gjë duhej bërë siç e bën LSI-ja. Por, debate që u ndau rrugët ishte ajo për Reformën në Drejtësi. Rama tha se ka qenë Meta ai që i ka thënë se edhe sikur flota amerikane të shkojë dhe t’i drejtojë tytat nga shtëpia e tij, ajo reformë nuk kalon, por që në fund ka kaluar. 

Në fund, Rama u largua nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion për Metën duhet ta zbresë nga maja, teksa e quajti atë shok dhe vëllanë e skraparlinjve. Madje shtoi se sikur të kishte pak raki do të ngrinte një dolli për Metën bashkë me Nasip Naçon sepse në fakt ka ngrënë bukë me të dhe nuk dëshiron që ta shohë keq. Ndërsa në takimin e zhvilluar në Berat, vetë Naço tregoi para të gjithëve marrëdhënien e ngushtë që kishte pasur me Ramën gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Drejtësisë, duke mos i kursuer sulmet ndaj LSI-së. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 12:24

TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...

Politike 16 Prill 2021, 11:30

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...