Politike

A duhet të tërhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha: Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia është e kryetarit

16 Prill 2021, 12:42 Nga DOSJA
A duhet të tërhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha:

TIRANË– Sali Berisha mendon që është përgjegjësia e Lulzim Bashës, rezultati që do të marrë Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur në studion e “Ditarit” në A2, nëse kreu i PD-së duhet të dorëhiqet nëse i humbet zgjedhjet, Berisha tha: “Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia bazë dhe kryesore është e kryetarit. Por unë kësaj here të jem i sinqertë shoh kudo një tis fitoreje në rritje”.

Berisha shtoi se Basha, tani, po mendon për kabinetin e tij të ardhshëm. “Po mendon për 100 ditët e qeverisjes së tij, në mënyrë që t’u tregojë zgjedhësve mirënjohje. Por jam i sigurt që premtimet që ka bërë do t’i mbajë. Është angazhuar se në 100 ditët e para do të hapë negociatat, një angazhim jashtëzakonisht i rëndësishëm, por në gjykimin tim krejtësisht i realizueshëm”.

Marre nga A2news

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 12:24

TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...

Politike 16 Prill 2021, 11:30

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...