Politike

Bashkëpunimi Rama-Basha, Berisha: Lutje e humbësit!

16 Prill 2021, 12:28 Nga DOSJA
Bashkëpunimi Rama-Basha, Berisha: Lutje e humbësit!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, komentoi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e konsideruar si një “lutje humbësi”.

Berisha u shpreh se një njeri që nuk ka program dhe që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit të tij.

“Është lutja e humbësit kjo e Edi Ramës. Ai po e ndjen humbjen me të gjithë qenien e tij. Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike. Në çdo paraqitje del me këmisha dhe bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike. Një njeri që nuk ka program, por që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit, të cilin e quante kukull deri pardje. Basha ia ka kthyer qartë përgjigjen. Rama po punon thjesht për të qëndruar në krye të PS-së”, u shpreh Berisha.

“I garantoj plotësisht shqiptarët, që marrëveshja e vjetër nuk nënkuptonte bashkëqeverisjen me Edi Ramën. E dyta, përjashtohet në mënyrë kategorike bashkëqeverisja, pasi atë nuk e do asnjë shqiptar, i vendosur apo i pavendosur qoftë. Të bësh aleancë me Ramën është që të “martohesh” me korrupsionin; të bësh aleancë me Ramën është të shohësh drejt Azisë, jo Evropës; të bësh aleancë me Ramën do të thotë të përjashtosh investitorët e huaj. Çdo shqiptar e kupton që kjo do të ishte vdekje e ëmbël e demokracisë. Do të bashkëpunojmë me opozitën për integrimin e vendit, por jo bashkëqeverisje”, tha i prerë Berisha.

Marre nga A2news

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 12:24

TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...

Politike 16 Prill 2021, 11:30

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...