Prokuroria përfundon hetimet e thelluara për dy kandidatë: Napolon Laska i Nismës Thurje rezulton i pastër, Artur Bakut të
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet e thelluara për dy kandidatë të listave të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Nismës Thurje. Në shkresën e sjellë nga Prokuroria e Përgjithshme, shihet se bëhet fjalë për kandidatin e Nismës “Thurje”, Napolon Laska dhe për një kandidat tjetër të cilin ende nuk i është zbuluar identiteti.
Në shkresën zyrtare, rezulton se Laska është i pastër, duke bërë që ai të garojë lirisht në zgjedhjet e 25 prillit. Konkretisht në dokumentin e prokurorisë thuhet se Laska nuk rezulton se:
-Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formularë;
-Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;
-Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
-Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale;
-Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.
Ndërsa kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Artur Baku ka rezultuar që është arrestuar vënë në pranga në vitin 2015 ku dhe është akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Pavarësisht kësaj, dokumenti për Bakun është dërguar në KQZ për tu marrë vendimi përfundimtar në lidhje me të.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.
Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdekla rimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin e thelluar për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit.
Prej ditësh Prokuororia e përgjithshme ka nisur një hetim më të thelluar për 28 kandidatë që u përkasin listave të ndryshme të partive.
LISTA E PLOTË
Koalicioni ABEOK
Altin Gjeloshaj
Elsa Voka
Daniel Prroj
Ervis Beu
Ido Pashaj
Partia Bindja Demokratike
Arsen Belaj
Bahri Shabani
Partia Lëvizja për Ndryshim
Dashamir Tahiri
Adrian Gjoka
Partia Lëvizja e Re
Ilmi Kuka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Arbër Arifaj
Ashim Tafilaku
Aelton Ismaili
Ferdinant Aligjoni
Ilir Hysi
Artur Baku
Partia Nisma Thurje
Boris Shakaj
Napolon Laska
Partia Demokratike
Agron Kapllanaj
Gentian Muca
Rezeart Tusha
Zef Hila
Partia Social Demokrate
Kleo Murataj
Tom Doshi
Serdar Hoxha
Partia Socialiste
Artan Bitri
Halim Dauti
Leonard Beqiri
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Rama akuzon Bashën se luan kumar: Kush do që në krye të vendit të ketë një burrë bixhozxhi, të votojë PD-në
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se luan boxhoz. Në fjalën që mbajti gjatë takimit elektoral në Tiranë, Rama tha se ai ...
S’e lëshon Rrapush Xhaferrin! Rama për Bashën: Thotë vetëm lekë e lekë, me të Shqipëria do të shkojë poshtë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur krahasimin e kreut të PD-së Lulzim Basham e Rrapush Xhaferrin. Në daljen e tij elektorale, Rama tha se nëse v...
Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca: Do vizitoj numër të madh qendrash votimi bashkë me kolegë të BE
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka lajmëruar se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve në vendin tonë dhe do të j...
“Më shpëtove!” Rama tregon bisedën me demokraten e flaktë: Burri linte lekët në baste, s’e votoj dot më PD-në
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori me një grua që votonte për Partinë Demokratike. Në një dalje elektorale në Tiranë, Rama tha se gruaja ...
Mbështetësit e opozitës thërrasin ‘Rama ik’, kryeministri: Këta janë hudhrat tona!
TIRANË-Kryeministri Edi Rama u përball ditën e sotme në Tiranë me një situatë të papritur. Teksa ishte duke mbajtur fjalimin përballë grave në kryeqytet, n...
Rama për Spiropalin: Kush mund ta vërë në dyshim arsyen se përse është këtu Mamica, ka nisur që në kohën e Skënderbe
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se udhëtimi i Elisa Spiropalit, ka niur që nga koha e Skënderbeut. Në daljen e tij elektorale, Rama tha se as...
Rama tregon si ‘ia luante’ Mimit kur ishte i ri: Një kinge me flokë të gjata, që kur futet në jetën e një pubertari k
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se si kur ka qenë i ri ka ngacmuar Mimi Kodhelin. Në daljen elektorale në Tiranë, Rama tha se kur ishte i ri...
Edi Rama: Ndihem jashtëzakonisht mirë që fytyra ime duket sikur kanë bërë botox
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për botoksin, pas akuzave se kishte eliminuar rrudhat në fytyrën e tij. Në një dalje elektorale në Tiranë, Ra...
A ka bërë botox? Rama zbulon sekretin e zhdukjes së rrudhave: Është vaksinimi i gjysheve, më është bërë lëkura me shk
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur artikullit të Lapsi.al që një natë më parë, pas publikimit të intervistës së kreut të qeverisë në “Të paek...

