Politike

Rama akuzon Bashën se luan kumar: Kush do që në krye të vendit të ketë një burrë bixhozxhi, të votojë PD-në

16 Prill 2021, 10:33 Nga DOSJA
Rama akuzon Bashën se luan kumar: Kush do që në krye të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se luan boxhoz. Në fjalën që mbajti gjatë takimit elektoral në Tiranë, Rama tha se ai që dëshiron që vendin ta qeverisë një person që luan bixhoz, të votojnë PD-në. 


“Mesazhi im për të gjitha gratë është shumë i qartë. Ndjesë për gjithçka që politika ka bërë për t’ju shtuar lodhjen dhe pakënaqësinë dhe mirëkuptim për faktin se kur fle me…(nuk kuptohet)…gdhihesh me morra. Shqipëria sot është shumë më tepër se sa ç’ishte para se ne të merrnim detyrën. Nëse kthehem tek shembulli i asaj gruas që burri i lunate bixhoz, më 25 orill burri është PD-ja, dhe gruaja është PS-ja. Kush do një forcë që në krye të vendit sillet si një grua, voton Partinë Socialiste. Kush do që në krye të vendit të ketë një burrë që luan bixhoz, të votojë PD-në,”– tha Rama ndër të tjera. 

Në këtë mënyrë, Rama ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e selisë blu se luan bixhoz. Nga ana e  Lulzim Bashës nuk ka ende një ragim për këto akuza të kryeministrit Rama…

LAJM KRYESOR: Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja që na udhëhoqi drejt vaksinimit. (Komenti për botoxin dhe Bashën)

(F.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 09:38

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të...