Politike

Në krye të tavolinës! Mark Frroku rehabilitohet pranë PS-së, shfaqet duke drekuar me Ilir Beqajn dhe Benet Becin, socialist

16 Prill 2021, 12:30 Nga DOSJA
Në krye të tavolinës! Mark Frroku rehabilitohet pranë

TIRANË– Ilir Beqaj, i deleguari i Partisë Socialiste për Shkodrën ka rikthyer në fushatë Mark Frrokun. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, Frroku shihet i ulur në krye të tavolinës, ndërsa rrethohet nga Ilir Beqaj, Benet Beci, që është kandidat për deputet në listën e PS-së të Shkodrës, kryetari i bashkisë Gjon Gjonaj dhe shumë të tjerë që duhet të jenë pjesë e skuadrës socialiste.

Siç duket në zonën e Pukës, Gjegjan, Rrapë, etj, Frroku është bashkuar fuqishëm në mbledhjen e votave.

Mark Frroku është një person me rekorde kriminale. Ai ka qenë dënuar me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Në vitin 2015, Mark Frroku, u arrestua dhe për rrjedhojë humbi mandatin për shkak të ligjit të Dekriminalizimit.

Në vitin 2018 ai fitoi lirinë edhe pse i kishin mbetur pa shlyer rreth 1.5 vite burg. Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, dhe Gjykata i njohin pafajësinë.

Siç duket, pas këtij historiku të gjatë të përzier në botën e krimit, Frroku ka zgjedhur të rehabilitohet pranë Partisë Socialiste.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike benet beci edi rama ilir beqaj mark frroku partia socialiste benet beci edi rama ilir beqaj mark frroku partia socialiste

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 12:24

TIRANË– Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.Lua...

Politike 16 Prill 2021, 11:30

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë, duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit”...