Politike

S’e lëshon Rrapush Xhaferrin! Rama për Bashën: Thotë vetëm lekë e lekë, me të Shqipëria do të shkojë poshtë

16 Prill 2021, 10:21 Nga DOSJA
S’e lëshon Rrapush Xhaferrin! Rama për Bashën: Thotë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur krahasimin e kreut të PD-së Lulzim Basham e Rrapush Xhaferrin. Në daljen e tij elektorale, Rama tha se nëse vjen Basha në pushtet, Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet. 

Kreu i qeverisë tha se Basha është ai që premton vetëm lek, ndërsa vetë Rama kërkon dhe shtyn njerëzit drejt punës, në mënyrë që të ecin përpara. 


Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t’i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet. Ngjitja në majë bëhet me vështirësi pasi nuk është e lehtë. Dhe në këtë moment është shumë e rëndësishme që gratë, ato që e dinë se çfarë do të thotë të mbash shtëpinë, të mbash  fëmijët, duhet të marrin në dorë fatin e votës më 25 prill. Askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh. Një grua nuk mund të presë që burri të bëjë punën e çdo gjëje. Ai që të thotë punë punë punë, kërkon të të motivoje, të të angazhojë. Shqipëria duhet të vazhdojë betejën,”– tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja që na udhëhoqi drejt vaksinimit. (Komenti për botoxin dhe Bashën)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 09:38

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të...