Politike

Rama tregon si ‘ia luante’ Mimit kur ishte i ri: Një kinge me flokë të gjata, që kur futet në jetën e një pubertari k

16 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Rama tregon si ‘ia luante’ Mimit kur ishte i ri: Një kinge me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se si kur ka qenë i ri ka ngacmuar Mimi Kodhelin. Në daljen elektorale në Tiranë, Rama tha se kur ishte i ri, prindërit e Kodhelit shkonin në shtëpinë e tij dhe ai në mënyrë që t’i binte në sy, bënte kosha. 

Më tej, Rama tha se deri aty shkoi ‘flirti’, ndërsa shumë vite më vonë kur e takoi punuan bashkë, por historia e rinisë mbeti aty. 

“Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin në shtëpinë time. Ata vinin dhem e Mimin, e Mimi ishte një kinge me flokë të gjata. Nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Ishte një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe unë dilja poshtë dhe gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha. Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja që na udhëhoqi drejt vaksinimit. (Komenti për botoxin dhe Bashën)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 09:38

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të...