Politike

Meta thirrje qytetarëve të Vlorës: Mbështesni kandidatët që luftojnë korrupsionin, meritokracia nuk ekziston

16 Prill 2021, 09:41 Nga DOSJA
Meta thirrje qytetarëve të Vlorës: Mbështesni

VLORA- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë blerjen e votës. Nga Vlora ku dekoroi 5 nga heronjtë e LANÇ, Meta tha se qytetarët duhet të votojnë kandidatët që denoncojnë korrupsionin. “I ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës që të refuzojnë dhe denoncojnë çdo aferë për blerje votash, ti qëndrojnë fort çdo presioni për të shantazhuar fuqinë e tyre që është vetëm vota e tyre e lirë që të votojnë për kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin sepse kapja e institucionit është gjëja më e madhe. Meritokracia nuk ekziston. Qytetarët të mbështesin kandidatët që luftojnë korrupsionin. “-tha Meta.


Më tej, kreu i shtetit tha se kur vjen në Vlorë, dëshiron që të shohë të rinjtë dhe të rejat dhe jo ata që Edi Rama sjell nga Bangladeshi.

“Dua të shoh vlonjatët e jo ata që vijnë nga Bangladeshi se të rinjtë dhe të rejat e Vlorës nuk do të gjejnë vend më të bukur se Vlora. Nderuam sot heronjtë.  Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse çdo gjë është në bazë të meritës. Unë kam qenë në Vlorë për të gjitha aktivitetet, është e të gjithëve Vlora jo vetëm e vlonjatëve. Aq më tepër e një presidenti, nga një fshat si Çepani që ka sjellë një çetë në luftën e Vlorës.”-tha Meta.

I pyetur për tentativat për shitblerjen e votës, Meta tha se: S’ka dyshime, ka thirrje publike dhe inkurajim publik të bërë nga kryeministri. Sa i takon provokimeve ordinere, e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do jua dërgojmë më 26 prill ku ai do ketë mundësinë të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.

Presidenti prej javësh ndodhet në Vlorë dhe ka deklaruar se deri më 25 prill do të qëndrojë atje. Kreu i shteti denoncon shitblerjen e votës dhe ka bërë thirrje që qytetarët të shkojnë në zgjedhje si në një referendum kundër “regjimit të Ramës”.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 09:38

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të...