Politike

A ka bërë botox? Rama zbulon sekretin e zhdukjes së rrudhave: Është vaksinimi i gjysheve, më është bërë lëkura me shk

16 Prill 2021, 09:43 Nga DOSJA
A ka bërë botox? Rama zbulon sekretin e zhdukjes së rrudhave:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur artikullit të Lapsi.al që një natë më parë, pas publikimit të intervistës së kreut të qeverisë në “Të paekspozuarit”, shkruante se fytyra e tij dukej e rifreskuar pasi mund të kishte bërë botox. 

Në takimin elektoral në Tiranë, Rama zbuloi ‘sekretin’ e lëkurës së tij të freskët, teksa tha se në fakt është procesi i vaksinimit ai që e ka bërë të qeshur dhe më me pak rrudha në dukje. 


“Mediat që i bëjn gjithë kohës botoks sondazheve, fushatës dhe videove të Lulit, për t’ja zhgarravitur çdo ditë faqen këtij vendi. Unë botox? E pse jam bërë botox? Se jam dukur i qeshur dhe duke si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye në fakt, ka një arsye pse unë jam më i qeshur dhe jo i ngrysur sa isha. Ka një arsyeja pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsyeja nuk është botoxi por dielli që ka filluar të shkëlqejë në Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e të gjitha gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë. Marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipërit dhe mbesat, dhe kanë rifilluar të gatuajnë. Si nuk e bëka efektin shumë më të mirë se sa botoxi e gjithë kjo,”- tha Rama ndër të tjera. 

Lapsi.al shkruante pas dukjes së tij më të freskët në “Të paekspozuarit”, fshihej një kurim në imazh. Konkretisht, sipas artikullit që krahasonte fotot e kryeministrit të mëparshme me atë të një nate më parë, nuk përjashtohet një ndërhyrje estetike që mund të jetë edhe botoxi. 

LAJM KRYESOR: Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja që na udhëhoqi drejt vaksinimit. (Komenti për botoxin dhe Bashën)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Prill 2021, 09:38

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të...