Politike

Kandidatja e PS-së mburr Veliaj për kumbullat e kuqe: I ka mbjellë lideri që mendon për të ardhmen, sa herë kaloj te Rrug

16 Prill 2021, 09:33 Nga DOSJA
Kandidatja e PS-së mburr Veliaj për kumbullat e kuqe: I ka

TIRANË– Bora Muzhaqi, kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë ka lartësuar figurën e Erion Veliajt, duke përmendur kumbullat në “Rrugën e Kavajës”.

 

Në fjalën e saj gjatë takimit elektoral në Tiranë me kryeministrin Rama, Muzhaqi tha se sa herë që shkon tek prindërit e saj, shfrytëzon korsitë e biçikletave dhe kumbullat e asaj rruge. 

“Sot doja të flisja për kumbullat e kuqe të Rrugës së Kavajës. Kur erdha fillimisht në Tiran, vendosja të merrja një shtëpi aty. Ajo ishte një rrugë që s’kishte trotuare. Sot sa herë që shkoj tek prindërit e mi shfrytëzoj korsitë e biçikletave që kryetari i bashkisë i ka bërë për ne dhe kumbullat që ka mbjellë. Kjo tregon një lider që mendon për të ardhmen. Prandaj unë jam këtu për Partinë Socialiste,”- tha Muzhaqi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama bën rezymenë e grave të PS-së: Mamica dihet pse është këtu, Kodhelin e ngacmoja kur isha i ri, Manastirliu, liderja që na udhëhoqi drejt vaksinimit. (Komenti për botoxin dhe Bashën)

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bora muzhaqi edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 bora muzhaqi edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll